Përdoruesit e Zoom në të gjithë botën nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë në takime dhe video webinare të bazuara në Zoom desktop apo aplikacionin e kompanisë, ngjashëm sikurse edhe studentët që u kthyen në ligjërata.
Sipas një raporti të ri të incidenteve të postuar në faqen e Zoom, bashkë me disa përdorues të cilët gjithashtu kanë raportuar për probleme me shërbimin, thuhet se përdoruesit e platformës së famshme për video nuk mund të hapnin faqen e kompanisë.
Bazuar në raportet e ndjekura nga Downdetector, kjo ndërprerje po prek kryesisht përdoruesit nga Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.
“Ne kemi marrë raporte që përdoruesit nuk ishin në gjendje të vizitojnë uebfaqen e Zoom (zoom.us) dhe se të njëjtit e kishin të pamundur të përdornin Meetings dhe Webinars në Zoom,” ka shkruar Zoom në faqen e saj zyrtare.
“Ne jemi duke hetuar aktualisht këtë çështje dhe do të ofrojmë informata të përditësuara rreth kësaj, pasi t’i kemi ato.”
Drejtori i Përgjithshëm i Zoom, Eric S. Yuan tha gjatë muajit prill se platforma e video-konferencave kaloi 300 milionë pjesëmarrës në takime ditore në Zoom./TV Malisheva