Sot janë regjistruar edhe katër raste të reja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës.
Këto raste janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i dhe në komunikim direkt me personat e prekur apo familjarët e tyre.
Raste e reja vijnë sipas këtyre vendbanimeve: 2 raste në Kërvasari, 1 rast në Tërpezë dhe 1 rast në Astrazup. Me këtë numri i rasteve aktive rritet në 32 raste.
Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, të prekur me COVID-19 janë regjistruar 192 persona, prej tyre 143 janë shëruar, 17 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive mbesin 32. /TV Malisheva