Elsa Pataky dëshiron që fansat të dinë se martesa e saj me Chris Hemsworth është larg nga e përsosura.
Aktorja spanjolle 44-vjeçare ka folur haptazi për gati një dekadë martesë me yllin e “Avengers” në një intervistë për revistën australiane “Body & Soul”.
“Është qesharake se si njerëzit mendojnë që jemi një çift i përsosur”, ka thënë ajo. “Kemi pasur ulje – ngritje, por ne po vazhdojmë të mbajmë lidhjen tonë. Unë mendoj se një lidhje është punë e vazhdueshme. Nuk është e lehtë”.
Megjithë mundimet e tyre, Pataky thotë, “Unë gjithmonë përpiqem të shoh gjërat pozitive”, dhe vë në dukje se ajo dhe Hemsworth u lidhën së pari me dashurinë e tyre për palestër.
“Chris dhe unë duam të bëjmë më shumë sport dhe të ushqehemi shëndetshëm. Ne i kemi marrë fëmijët në surfing, të kenë hobi jashtë e jo në rrjete sociale apo kompjuterë”, thekson ajo.
Nëna e tre fëmijëve potencon se asaj dhe fëmijëve i pëlqejnë aktivitetet e ndryshme dhe kanë eksploruar çdo gjë deri më tani.
Tani Elsa është e lumtur që i kushtoi pjesën më të madhe të vëmendjes familjes së saj.
“Me të vërtetë më pëlqeu të isha me fëmijët”, thotë ajo. “Doja t’i çoja në shkollë dhe t’i merrja çdo ditë. Unë thjesht e dua atë moment. Unë nuk u rrita me prindërit e mi përreth dhe humba aq shumë, kështu që doja t’ua jepja këtë fëmijëve të mi”./TV Malisheva