Njëra nga mediet më të lexuara në Spanjë “AS” ka zbuluar se trajneri portugez Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i real Madridit.

56-vjeçar i lindur në Setubal ditë më parë refuzoj bankinën e Borussia Dortmundit dhe arsyeja duket të ketë qenë Real Madridi.

“E ka vendosur tashmë se ku do të shkojë. Gjithçka është organizuar dhe vendosur”, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, që shkon edhe më tej.

“Është vendosur edhe stafi personal i trajnerit, mungon vetëm data e fillimit të punës. Mourinho po pret Real Madridin”, ka shkruar “AS”.

Share.