Kreatorja e njohur, Lia Stublla, së fundmi ka bërë një gjest për t’u duartrokitur.
Para fillimit të vitit të vitit shkollor, Stublla ka dhuruar 100 çanta për 100 fëmijë në nevojë në Komunën e Prishtinës.
Ka qenë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka publikuar disa fotografi nga aksioni i realizuar gjatë ditës së sotme, ku ka falënderuar kreatoren për bamirësinë e saj.
“Njëqind (100) fëmijë të familjeve në nevojë do të e fillojnë këtë vit shkollor të gëzuar e të buzëqeshur falë donacionit të kreatores sonë Lia Stublla. Lia përmes fondacionit të saj dhuroi 100 çanta me pajisje shkollore për fëmijët e Prishtinës dhe poashtu për çdo kreacion të saj ndan 2 euro për fëmijët në nevojë. Të falemnderit nga zemra Lia për këtë dhuratë kaq të veçantë”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.
Lia ka dhuruar edhe 50 çanta në Komunën e Ferizajt dhe 50 në shoqatën ‘Nëna dhe Fëmijë të lumtur’.
LS Foundation ka për qellim që të ju ndihmojmë fëmijëve me kushte të vështira rreth shkollimit, LS tash tri vite radhazi në çdo shitje të fustaneve ndan 2€ për fondacion , brenda vitit ndihmojnë fëmijët e talentuat të cilët nuk kanë mundësi shkollimi apo kurse ekstra, studentë të mirë të cilët kanë vështirësi me pagesat e semestrave si dhe për shtator dhurojnë çanta shkollore për fëmijët e shkollave fillore.
Për të zhvilluar këto donacione dhe për të marrë aksione tjera në ndihmë të njerëzve në nevojë, Lia ka vendosur që të ndajë edhe nga dy euro nga secili fustan që shet në dyqanin e saj. /TV Malisheva