Sot janë shënuar edhe dy raste të reja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është bërë e ditur në komunikimin e rregullt zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive në Malishevë, është 30 raste.
Rastet e regjistruara sot janë nga Llazica dhe Malisheva.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, janë regjistruar 200 raste të prekur me covid, prej tyre 152 janë shëruar, 30 raste janë aktive, ndërsa 18 persona kanë vdekur.