Mediat serbe kanë njoftuar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës në kalimin kufitar Bernjak kanë ndaluar hyrjen e fëmijëve dhe kadetëve të klubit basketbollistik “Ras” nga Novi Pazari, shkruan portal serb “Alo” përcjell “Bota Sot”.

Kjo ndalesë ka ndodhur pas orës 13.00 në vendkalimin kufitar Bernjak te Zubin Potoku.

Mësohet se pionierët dhe kadetët e klubit basketbollistik “Ras” kishin planifikuar që në veriun e Mitrovicës të zhvillojnë ndeshje me moshatarët e tyre nga klubet “Trepça” fantome dhe Poletarac” që veprojnë në veri.

Ndërkohë mësohet se në kuadër të Ligës ndër regjionale të Serbisë ishte planifikuar edhe zhvillimi I ndeshjes basketbollitike ndërmjet KB “Trepça” fantome dhe KB “Novi Pazar”, por me kohë iu është kumtuar se nuk do ju lejohet hyrja dhe zhvillimi I kësaj ndeshje.

Share.