Kompania mori miratimin e nevojshëm në SHBA për të qenë në gjendje të shpërndajë mallrat e shitura nga kjo kompani “Amazon Prime Air”.

Dorëzimi i mallrave me dronë së shpejti do të bëhet realitet në Shtetet e Bashkuara.

Kompania Amazon ka marrë certifikatën e nevojshëm për këtë projekt. Por kompania njoftoi se ende duhet kohë derisa të fillojë të shpërndajë me dron mallrat e shitura.

Amazon prezantoi për herë të parë një fluturake shpërndarëse në vitin 2013.

Dronët elektrik duhet të fluturojnë në një rreze deri në 12 kilometra nga depoja dhe të mbajnë deri në 2.3 kilogramë. Falë sensorëve, ai mund të njohë pengesat dhe t’i shmangë ato.

Në SHBA, kompania Google Wind tashmë po teston shpërndarjen e mallrave në këtë mënyrë së bashku me zinxhirin e farmacive, Walgreens dhe kompaninë, FedEx.

Ndryshe, para se të fillojnë dërgesat e rregullta, FAA ende duhet të hartojë rregulla themelore për fluturimet dronëve.

Përveç kësaj, ende nuk ka një sistem për të monitoruar hapësirën ajrore në të cilën fluturojnë dronët. /TV Malisheva

Share.