Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli është shprehur se Albin Kurti ende pa u bërë kryeministër ka bërë dy gabime.Sipas Tërmkollit, këto gabime Kurti i ka bërë gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka filluar kritikat ndaj Kurti duke i thënë “Dur Albin, dur”.

“Ende pa filluar detyrën e pretenduar të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti bëri dy deklarata krejtësisht të gabuara. Nga takimi me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama, ai deklaroi se “Republika e Shqipërisë nuk është për shkëmbim territorial “ dhe së dyti se “minishengeni” ballkanik, Serbi-Shqipëri-Maqedonia e Veriut qenka veҁ një ide pa ndonjë efekt dhe jo një projekt serioz”, ka shkruar Tërmkolli.Më posthë e gjeni likun e postimit të Tërmkollit:

Share.