Sot janë shëruar dy persona nga Komuna e Malishevës, të cilët ishin të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja. Numri i rasteve aktive me covid-19 në Komunën e Malishevës, është 31 raste.
Katër rastet e reja të regjistruara sot, vijnë nga fshatrat Ngucat, Llazicë, Bardh dhe Drenoc.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19, janë prekur 212 persona, prej tyre 162 janë shëruar, 31 raste janë aktive,ndërsa 19 persona kanë vdekur. /TV Malisheva