Abu Bakr al-Bagdadi, udhëheqësi i ISIS-it u vra sot gjatë një operacionin amerikan në Siri.
Udhëheqësi i arratisur i grupit të Shtetit Islamik (IS) është vrarë në një operacion ushtarak amerikan në veri-perëndim të Sirisë, ka thënë Presidenti Donald Trump.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Abu Bakr al-Bagdadi u vra në një operacion, kundër udhëheqësit grupit ekstremist raporton BBC, transmeton lajmi.net
Që nga orët e para të së dielës, mediat në SHBA kanë raportuar se ushtria amerikane ka kryer një operacion kundër udhëheqësit të arratisur të grupit ekstremist.
Shtëpia e Bardhë po ashtu e ka paralajmëruar fjalimin e presidentit Trump, por fillimisht nuk ka dhënë detaje.
Trump, më herët, ka shkruar në Twitter se “diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur”.
Mazloum Abdi, komandant i Forcave Demokratike Siriane në Siri, grup i udhëhequr nga kurdët, tha të dielën një “operacion historik dhe i suksesshëm” ka rezultuar nga “puna e përbashkët” me SHBA-në