Sot një vit më parë ka humbur jetën presidenti i skuadrës së Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.

Srivaddhanaprabha ishte përplasur me helikopterin e tij në afërsi të stadiumit të Leicester, aksident ky që i morri jetën.

Presidenti i Leicester ishte një nga njerëzit më të dashur në qytet, pasi ai kishte dhënë thuajse një jetë për qytetin dhe skuadrën, përcjell lajmi.net.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa nga kontributet e Srivaddhanaprabha për skuadrën dhe qytetin e Leicester.

Ai morri skuadrën e Leicester në vitin 2010 dhe pastroi të gjitha borxhet e skuadrës, që shkonin deri në 100 milionë funte.

Ai dha 1 milion funte donacion për Universitetin e Mjekësisë në Leicester, 1 milion për infermierinë në Leicester dhe 2 milionë funte për një spital të ri për fëmijët.

Ai dha birra falas për tifozët e Leicester, ëmbëlsira falas dhe organizoi udhëtime falas për ndeshjet mysafire.

Ai ndihmoi Leicester që të promovohet në Premierligë.

Ai ndihmoi Leicester të fitonte Premierligën, me mundësitë 5000/1.

Ai bleu vetura për secilin lojtar të Leicester pasi ata fituan titullin e kampionit.

Ai ndihmoi Leicester që të prekte fazën qerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai bashkoi të gjithë qytetin e Leicester.

Vichai Srivaddhanaprabha. 1 vit nga vdekja e tij. Qyteti i Leicester nuk e harron asnjëherë.

Share.