Bazuar në të dhënat zyrtare, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa nga 28 teste të bëra, janë regjistruar katër raste të reja me covid-19, ndërsa kanë rezultuar negativ 24 persona të testuar.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës.

Raste e reja të regjistruara sot, janë nga këto fshatra: 2 raste në Carrallukë, 1 rast në Banjë dhe 1 rast në Ngucat. Numri i rasteve aktive është 35 raste.

Gjendja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, janë regjistruar gjithsejtë 219 raste të prekur me covid-19, prej tyre janë shëruar 165 persona, 35 raste janë aktiv, ndërsa 19 persona kanë vdekur. /TV Malisheva

Share.