Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 27 milionë e 69 mijë e 726 raste me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është në SHBA – 6.431.160 raste, pasuar nga Brazili (4.123.000), India (4.114.773), Rusia (1.020.310), Peruja (683. 702), Kolumbia (658.456), Afrika e Jugut (636.884), Meksika (629.409), Spanja (517.133), Argjentina (471.806) dhe Kili (420.434).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19, deri tani jetën e kanë humbur 883.771 persona, mbi 19 milionë pacientë janë shëruar dhe 7.015.656 janë ende raste aktive./Atsh