Me lëshimin e iPhone 12 që pritet të ndodhë në fund të këtij muaji, të gjithë sytë i kanë përqendruar në atë që ka për të ofruar – dhe specifikisht nëse iPhone 12 do të mbështesë rrjetin e gjeneratës së ardhshme 5G.
Të gjitha thashethemet sugjerojnë që iPhone 12 do të vijë me mbështetje 5G, por një raport i fundit pretendon se jo të gjithë iPhone 5G do të krijohen në mënyrë të barabartë.
Kjo sipas një burimi që flet për Fast Company, i cili pretendon se vetëm një model i vetëm iPhone 12 do të ofrojë mbështetje për 5G. Me sa duket pjesa tjetër do të mbështesë vetëm për Sub-6 tip 5G, i cili ka një bandë më të ulët dhe kështu shpejtësi të përgjithshme më të ngadalta.
Por është e mundshme që vetëm iPhone 12 Pro Max të ketë 5G, pasi është i vetmi me hapësirë të mjaftueshme për antenën e nevojshme, si dhe baterinë më të madhe, që mund të kompensojë zbrazjen e që do ti ndodh më shpejtë asaj për shkak të rrjetit 5G.
Por edhe atëherë jo të gjitha modelet Pro Max do të jenë saktësisht të njëjta, sepse mendohet se vetëm modelet në SHBA, Korea e Jugut dhe Japoni do të mbështesin rrjetin 5G. /TV Malisheva