I përshkruar si një ‘super-veturë’, Coupé do të ketë në posedim një motor 750kW me 1.000 kuaj fuqi, i aftë të arrijë 100 km në orë në më pak se dy sekonda.

Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë më të lartë prej më shumë se 320 km/h, transmeton lajmi.net.

Mjeti gjithashtu do të shfaqë një ekran futuristik të panelit holografik, i cili mund të përshtatë informacionin për vozitësit, në varësi të vendit ku janë dhe çfarë po bëjnë.

Por, mënyra e vetme për ta vozitur atë është nëpërmjet video-lojës Gran Turismo, sipas një raporti nga ‘The Verge’.

Coupé është vetura më e re në Vision Gran Turismo, një veçori që u prezantua në Gran Turismo 6 të vitit 2013 në PlayStation 3, dhe vazhdoi në 2017-ën Gran Turismo Sport për PlayStation 4.

Kompania prodhuese e makinave ende nuk ka bërë të ditur nëse është në gjendje ta realizojë një veturë të tillë edhe në realitet, pavarësisht se skicat për prodhimin e një mjeti lëvizës të tillë ekziston.

Share.