Mark Batchelor është vrarë pasi dyshohet se vodhi një ton kokainë nga një grup kriminelë serbë.
Ish futbollisti nga Afrika e Jugut, Mark Batchelor është vrarë pasi dyshohet se vodhi një ton kokainë nga një grup kriminelë serbë, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net. Në vazhdim të hetimeve për vrasjen e tij në Johanesburg dy javë më parë, policia ka arritur dëshmi të reja.
Dy sulmues të panjohur janë afruar tek vetura e tij dhe kanë shtënë duke e vrarë me shtatë plumba.Mediat në Afrikë të Jugut kanë raportuar se Batchelor dyshohej se vodhi rreth një ton kokainë në fund të vitit të kaluar dhe se në vjedhje ishte i përfshirë edhe serbi, Ivan Gjorgjeviq.Andaj, droga u takonte kriminelëve serbë dhe për këtë arsye dyshohet se është vrarë Batchelor.