Ambasada e ShBA-vë në Tiranë zhvillon këtë të hënë një konferencë mbi rolin e Amerikës në Ballkanin Perëndimor, tryezë nga e cila analisti Daniel Serwer është shprehur mjaft ashpër ndaj Francës e Holandës, si dy vendet kryesore që i thanë JO hapjes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së.
Analisti u shpreh madje se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp që bllokuan hapjen e negociatave me Shqipërinë
“Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomie të tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE. Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE.
Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Çështja është si ti përgjigjemi kësaj vonese për njohjen e arritjeve që Shkupi dhe Tirana janë vërtet krenare. Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Por nuk do ju çojnë përpara. Përgjigja e duhur është angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për t’u bërë pjesë e BE.
Ju mund të përparoni drejt BE edhe pa të ashtuquajturat negociata.”-tha analisti.