Qendër-mbrojtësi i Kosovës dhe FC Zurich Mirlind Kryeziu ka pësuar lëndim në ndeshjen e parafundit në Superligën e Zvicrës.

Kryeziu ka pësuar lëndim muskulor në ndeshjen kundër FC Luganos e cila u zhvillua më 20 tetor, shkruan Zëri.info.

Kështu, reprezentuesi i Kosovës nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës zvicerane për disa javë, bën të ditur faqja zyrtare e FC Zurich.

“Ne i dëshirojmë Mirlindit shërim të shpejtë”, shkruan mes tjerash FC Zurich.

Share.