Që nga shtatori i këtij viti skuadra angleze Huddersfield udhëhiqet nga trajneri i ri, Danny Cowley dhe i vëllai Nicky.

Në 8 ndeshje ai ka arritur 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje. Por ardhja e tij nuk ka qenë e mirë për mbrojtësin kosovar Florent Hadërgjonaj, i cili ka humbur vendin e startuesit në formacion.

Danny Simpson është tashmë zgjedhja e parë si mbrojtës i djathtë.

“Kam folur me menaxherin dhe kjo nuk është situatë e lehtë për mua. Ekipi po ecë mirë dhe unë duhet të pres rastin tim për të luajtur. Sigurisht që unë nuk jam i lumtur për vete sepse dua të luaj. Si profesionist dëshiron të luash në të gjitha ndeshjet”, ka deklaruar Hadërgjonaj.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit Kosovë – Mali i Zi, agjentë të Fenerbahces e kishin ndjekur nga afër mbrojtësin kosovar dhe ka mundësi që në afatin kalimtar të janarit ai të largohet nga Huddersfieldi.

Share.