Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.
Rasti i ri është regjistruar në fshatin Gurbardh, ndërsa numri i rasteve aktive ka zbritur në 34 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: gjithsejtë të prekur me covid-19, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë 236 raste, prej tyre, 180 janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 34 persona.
Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, është duke punuar pa ndërprerë dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse është duke menaxhuar situatës e cila është nën kontroll, por për të mbajtur edhe më tutje në kontroll situatës, duhet që ne të gjithë së bashku ti zbatojmë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore./TV Malisheva