Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë një përmbledhje të qeverisë Hoti, gjatë 100 ditëve, duke thënë se

Selimi tha se Hoti edhe pse kishte premtuar se nuk do të nënshkruaj asgjë pa njoftuar Kuvendin e Kosovës, ai më 4 shtator ka nënshkruar dokumentin e zotimeve ku përfshihen edhe koncesionet ndaj Serbisë.

Selimi: Dëmet që ia bëri Hoti shtetit tonë

“Ai më 4 shtator ka nënshkruar dokumentin e zotimeve ku përfshihen edhe koncecionet ndaj Serbisë siç janë heqja dorë nga pika në letër për njohje reciproke Kosovë-Serbi, krijimi i korridorit për Serbinë për dalje në Adriatik, ndarja e Ujmanit të Kosovës me Serbinë, pranimi i të ashtuquajturit minishengen, monatriumi për aplikim në organizatat ndërkombëtare, zhbërja e kufijve të Kosovës me Serbinë, e të tjera, shtoi këtu edhe zotimin e Hotit që do ta zbatojë marrëveshjen kundër kushtetuese mbi Zajednicën”, tha Selimi.

Ai ka akuzuar qeverinë Hoti edhe për menaxhimin e pandemisë dhe pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Selimi: Hoti po vazhdon të fshehët qëllimshëm pas mosvotimit të pakos së rimëkëmbjes

“Krahasuar me Qeverinë Kurti që e menaxhoi situatën me pandeminë deri në rënien e rasteve, rasteve një të vdekur në dy javë, sot kjo situatë ka dal jashtë ku kishim deri në një të vdekur deri në dy orë. Edhe pse ka proklamuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike, Hoti po vazhdon të fshehët qëllimshëm pas mosvotimit të saj në Kuvend, siç ndodhi edhe sot, vota për ta zgjedhur veten kishte, kurse për pakon e rimëkëmbjes nuk paska. Kjo është hipokrizi sepse aq vota sa u zgjodh ai i duhen për ta kaluar këtë pako”, tha ai.

Sipas tij, vetëm zgjedhjet e menjëhershme e nxjerrin Kosovën nga kjo situatë që e ka sjellë qeveria Hoti. /TV Malisheva

Share.