Pavarësisht që morën pjesë në seancë, deputetët nuk votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, derisa vetëm 40 prej tyre morën pjesë në votim.
Për këtë ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj.
Selmanaj nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij ‘facebook’ ka shkruar se mos votimi i këtij projektligji është për keqardhje.
Ai ka shkruar se, “Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim”.
Po ashtu Selmanaj ka pyetur se kë e përfaqësojnë deputetët dhe se a kanë ndjesinë për nevojat e qytetarëve.
Postimi i plotë i Selmanaj:
Për keqardhje…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë nuk e votojnë P/ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili do u mundësonte qytetarëve qasje në 200 milion euro nga kursimet e tyre.
Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim.
Vërtet shtrohet pyetja kë përfaqësojnë këta deputetë?
A kanë ndjesinë për nevojat e qytetarëve?
A kanë idenë se në çfarë rrethanash na ka sjellë situata me Covid 19?
Vërtetë keq, keq, keq….. /TV Malisheva