Pas pauzës rreth dy orëshe ka nisur seanca plenare ku kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë për dialogun dhe marrëveshjen ekonomike me Serbinë.
Hoti dy javë më parë në Uashington ka nënshkruar letrat e zotimit për normalizim ekonomik me shtetin fqinj.
Ndërsa sot po vazhdon dialogu në nivel më të ulët të përfaqësimit në Bruksel.
Ndërsa, në paraditen e sotme është mbajtur vazhdimi i seancës, në të cilën seancë nuk u votua projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. /TV Malisheva