Sot janë shëruar 5 persona ndërsa është regjistruar një rast i ri me covid-19.

Ky është bilanci i ditës së sotme në territorin e Komunës së Malishevës, sa i përket situatës me covid-19.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Rasti i sotëm i regjistruar me covid-19, është nga fshati Drenoc dhe numri i rasteve aktive është 30 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 238 raste, prej tyre 186 janë shëruar plotësisht, 22 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 30.

Edhe sot, shtabi komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, ju bën thirrje të gjithëve që të vazhdojnë me zbatimin e masave anti-covid, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të kësaj pandemie. /TV Malisheva

Share.