Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ditë më parë zbuloi edhe titujt e tetë këngëve të pjesë së dytë të albumit të tij, “Skulpturë”.
Albumi do të dalë në shitje nga data 1 tetor në të gjitha platformat e muzikës.
Teksa po shijon suksesin e këngëve të fundit dhe albumit në ardhje, Capital T po tregohet mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale.
Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, reperi nga Prishtina ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga pushimet, ku ka vënë në pah figurën e tij muskulore.
Ai është shumë i përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër, dhe ka qenë gjithmonë i komentuar për arritjet e tij në fizik, ku nga një djalë obez arriti të shndërrohej në një mashkull të tonifikuar.
“Ditët e fundit të verës, ka qenë një kohë e mirë, tani koha për t’u trashur pak”, ka shkruar Capital T në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, pëlqimet e komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për trupin e tonifikuar. /TV Malisheva