Pas largimit të Vukicevic, kampioni aktual kosovar ka mbetur pa trajner.
Megjithatë, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook” ka konfirmuar se qysh nesër do të mësohet pasardhësi i malazezit.
Më poshtë edhe postimi i para pak çasteve i klubit nga “Rexhep Rexhepi”.
Njoftimi i klubit të Feronikelit:
“FC Feronikeli njofton mediat e interesuara për pjesëmarrje, se të premtën, më datë 01.11.2019, me fillim prej orës 17:00, do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të FC Feronikelit.
Klubi njofton që konferenca me trajnerin e ri do të mbahet në ambientet e klubit, pra në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.
Mediat e interesuara i lusim të vijnë me kohë brenda zyrave të stadiumit.
Ju faleminderit për mirëkuptim!