Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të bënit ndonjëherë. Një ndër përfitimet kryesore të lënies së cigares ka të bëjë me shëndetin, meqë duhani konsiderohet si faktori më i madh i rrezikut për kancerin e mushkërive.

Por nëse e lini duhanin mund të përgjysmoni rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive, sipas NHS.

Ekzistojnë gjithashtu një mori përfitimesh të tjera, përfshirë përmirësimin e aftësive tuaja të përgjithshme, frymëmarrjen dhe nivelin e pjellorisë.

Pamja e lëkurës dhe dhëmbëve gjithashtu do të përmirësohet si rezultat i heqjes dorë nga zakoni i dëmshëm. Dy deri në 12 javë pasi të keni lënë cigaren, qarkullimi juaj do të përmirësohet.

Share.