Kohëve të fundit është aluduar mjaft shumë për këngëtarin e njohur shqiptar, Seldi Qalliu.

Kjo ka ndodhur për shkak të lidhjes së dashurisë, të cilët ditë më parë e ka bërë publike në rrjete sociale.

Seldi tashmë ka filluar romancën me bukuroshen Sindi Cela, dy vite pas ndarjes nga artistja e njohur, Mimoza Shkodra.

Të ftuar në emisionin “Why Not”, Sindi është përballur me pyetje që kishin të bëjnë me ish-të dashurat e Qalliut.

Në secilën prej tyre dha një koment, kurse tek Mimoza jo vetëm që e konsideroi si këngëtare shumë të mirë, pati edhe një mesazh tjetër.

“Është shumë këngëtare e mirë, më bëhet qefi që janë ndarë sepse tani (Seldi) është me mua”, është shprehur ajo.

Seldi dhe Mimoza Shkodra kishin qenë të fejuar para dy vitesh, por pas disa problemeve përfunduan të ndarë.

Ndërkaq, bukuroshja brune vazhdon jetën dhe karrierën profesionale në Belgjikë, ndërsa thekson se nuk e ka problem të takohet me këngëtarin për shkak të largësisë. /TV Malisheva

Share.