Ka filluar hapja dhe rregullimi i rrugës së lagjes Dobruna në Llazicë, rrugë e cila lidhë këtë lagje me rrugën kryesore të fshatit dhe shkollën.

Punimet në rregullimin e kësaj rruge, sot e kanë parë nga afër, i pari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për urbanizëm, Islam Vrenezi, të cilët janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u kryer.

“Rregullimi i kësaj rruge, ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj lagjeje, pasi terreni i papërshtatshëm dhe rruga e parregulluar, i ka penguar banorët të qarkullojnë në pjesën tjetër të fshatit, por mbi të gjitha i ka penguar fëmijët që të shkojnë në shkollë. Ne tani kemi filluar hapjen, zgjerimin dhe rregullimin e kësaj rruge dhe besoj që shumë shpejt dhe brenda dinamikës së paraparë të punimeve, rruga të përfundoj dhe nxënësit e Dobrunëve, ta kenë më të lehtë shkuarjen në shkollë, por edhe banorët të kenë më të lehtë qarkullimin”, tha kryetari Begaj.

Sipas drejtorit të urbanizmit Islam Vrenezi, kjo rrugë është e gjatë 700 metra dhe mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Share.