Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka treguar arsyet që e kanë shtyrë të larohet nga Lëvizje Vetëvendosje, ku kishte qenë më parë.

Ai në një intervistë për T7, ka theksuar se kanë qenë tri arsye që e kanë detyruar të largohet nga kjo Lëvizje.

“Janë tri arsye. Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë. Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit. S’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar Cakaj.

Ai ka thënë se si rrjedhojë e dallimeve i ka rënë entuziazmi i angazhimit të tij, gjë që e ka detyruar të largohet.

Cakaj e ka cilësuar partinë e Kurtit si pjesë të rëndësishme të angazhimit të tij politik.

Share.