Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se ligji për rimëkëmbje ekonomike i dërguar në Kuvend nga Qeveria e Kosovës nuk është i duhuri, andaj sit ë tillë nuk do t’a përkrahin. Ai tha se disa masa shtesë, të cilat i propozon PDK do të përmirësonin substancën e ligjit dhe se të njëjtat janë në dobi të bizneseve.

Sipas Hamzës, bizneset duhet të përkrahen me grante.

Hamza: Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është i duhuri

“Nuk dëshirojmë të bëjmë pengesa në këtë drejtim, apo të themi që ligji të cilin e ka propozuar PDK është më i mirë e ligji që ka ardhur nga qeveria nuk është adekuati. Ne po kërkojmë, dhe opozita po kërkon që eja të ulemi dhe ta bëjmë më të mirën për vendin sepse ligji i cili ka ardhur në Kuvendin e Kosovës, nga Qeveria e Kosovës nuk është adekuat, nuk ka substancë, nuk është ai i duhuri që i përkrah bizneset dhe kategoritë që kanë nevojë për përkrahje. Ne mendojmë që bizneset duhet të përkrahen me grante, kjo nënkupton përkrahje financiare pa pasur nevojë bizneset t’i kthejnë paratë sepse shteti duhet t’i marrë në jetë bizneset e posaçërisht bizneset e vogla, zanatlinjve, gastronomisë, normalisht duke mos e përjashtuar edhe ndërmarrjet që marren me eksporte dhe ndërmarrjet prodhuese”, tha ai.

Ai tha se janë të gatshëm të ulën për diskutim për propozimet që sipas tij janë racionale./TV Malisheva

Share.