Mungesa e vitaminës B12 shkakton aneminë megaloblastike, prandaj duhet të marrim sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine përmes ushqimit.

Ushqimet e pasura me vitaminë B12 janë: mëlçia dhe veshkat e shtazëve, molusqet, sardelet, mishi i kuq, drithërat, peshku ton, tharmi, trofta.

Anemia megaloblastike është një gjendje, në të cilën palca kockore prodhon qeliza të kuqe të pazakonta, të mëdha, me strukturë anormale dhe të papjekura.

Deficienca e acidit folik dhe vitaminës B12 janë shkaktarët udhëheqës të anemisë megaloblastike.

Simptomat: Shumë pacientë nuk kanë simptoma, të tjerët kanë frymëzënie gjatë sforcimit fizik, lodhje, kokëdhimbje, parestezi në shputa, vështirësi në ecje, infertilitet.

Shenjat: Zbehje e mukozave, verdhëz e lehtë, inflamacion i gjuhës, shenja të neuropatisë. /TV Malisheva

Share.