Para pak minutash ka nisur takimi që e ka ftuar kryeministri në dorëheqje dhe njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me liderët e partive politike me të cilët ishte në koalicion qeverisës.Klan Kosova merr vesh se këtij takimi i janë përgjigjur pozitivisht lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së Behgjet Pacolli, por jo edhe Kadri Veseli i PDK-së.Ky takim është ftuar pas situatës të krijuar politike pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Në ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi akoma nuk i ka ftuar partitë politike në konsultime, ndonëse ishte paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhë këtë javë.

Share.