Dua Lipa ka marrë lëvdata nga Daily Mail për paraqitjen e saj të fundit në këngën e saj më të re, “Don’t Start Now” ku ajo paraqitet me një veshje me shirita të verdhë dhe tepër seksi

Kënga e saj e re flet për lidhjet e saj të dashurisë nga e kaluara.

Dua Lipa (24), ka treguar format e saj në një veshje me shirita të verdhës që përshtatet me muzikën e saj në këngën e saj më të re “Don’t Start Now”.

Fituesja e çmimit Grammy është dukur sensacionale derisa është paraqitur në këtë veshje, e të cilat i ka përshtatur edhe me xhinse në videon që është bërë me regji të një regjisori të njohur (ka punuar edhe videoklipe të Kanye West, The Weeknd, James Blake, etj).

Flokët e saj të shkurtër si binde bën që Dua të duket natyrale derisa edhe makijazhi dhe maskara po ashtu janë vënë me një shije të paparë.

Video fillon me Duan në një klub, para se me shpejtësi, pa më agresive, ajo godet dikë duke e larguar jashtë.

Mandej ajo shkon pesë orë me parë para klipit, pop ylli shihet me një pallto ngjyrë portokalli para masës më të madhe derisa ia bën rrugën shokëve të saj.

Artistja e talentuar paraqitet në elementin e saj derisa ajo paraqitet në skenë, me një mikrofon të modës se vjetër, si dhe me një manikyr me të theksuar dhe me të ndritur.

Në një tjetër skenë, Dua tregon aftësitë e saj në vallëzim ku gjendet brenda një turme të njerëzve në klub, e ku të gjithë i kanë duart në drejtim të saj.

Pasi ajo ngjitet në disa shkallë, krijuesja e hitit “New Rules” e gjen vetën në një ballo maskaradash.

Dua shpejt shihet me një gotë shampanjë para se të vallëzojë me shokët femra dhe bëhet paranojake për një portret që është i varur në muri dhe e shikon atë.

Ajo vrapon në konfuzion, këngëtarja zbret me tej në shkallët, me versione të shumta të paraqitjes së saj.

Pas kësaj ajo bën pak pushim nga vallëzimi, kurse Dua shkon në tualet për ta larë fytyrën e saj.

Në fund, ajo paraqitet e vetme në një dhomë të vogël provash, ylli i popit bën disa buzëqeshje pas realizimit të videoklipit të këngës së saj të re.

Dua pritet që të këndojë “Don’t Start Now” në MTV EMA në Sevillë këtë të diel, më 3 nëntor dhe pastaj ajo përsëri do të paraqitet në ARIA më 27 nëntor.

Share.