Eintracht Frankfurt ka demoluar skuadrën e Bayern Munich, në kuadër të xhiros së 10-të në Bundesliga.

Ndeshja nisi keq për Bayern, pasi qysh në minutën e 9’, Jerome Boateng u ndëshkua me karton të kuq, shkruan lajmi.net.

Frankfurt shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë dhe arriti të shënonte për 1:0 me anë të Filip Kostic, në minutën e 25’.

Djibril Sow dyfishoi epërsinë pas vetëm 8’ minutave, për të vështirësuar punët e Bayern, të cilët reaguan me Lewandowski, në minutën e 37’, por kjo ishte krejt çka ata treguan.

Eintracht gjeti edhe tri herë golin në pjesën e dytë, fillimisht në minutat 59’ me Abraham dhe në minuutën 61’ me Hinteregger.

Rezultatin e vendosi Paciencia, kur realizoi për 5:1 në minutën e 85’.

Me këtë fitore Frankfurt numëron 17 pikë për pozitën e 6, kurse Bayern mbetet në 18 pikë për pozitën 4, duke i dhënë mundësi Monchengladbach që të shkëputet.

Share.