Shefi ekzekutiv i kompanisë së automjeteve të Nissan ka thënë të shtunën se planifikon të lansojë një numër të automjeteve të reja në tregun e Kinës në pesë vitet e ardhshme, duke përfshirë makina elektrike, të cilat do të mund ta ndihmojnë prodhuesin japonez të makinave të rikthejë profitin.

Shefi Makoto Uchida dhe shefi i kompanisë së njëjtë në Kinë, Shohei Yamazaki, kanë thënë se Nissan do të prodhojë nëntë modele elektrike me dizajn të ri, dhe do t’i lansojë në tregun më të madh të automjeteve deri në vitin 2025.

Deklaratat e Uchidas vijnë pasi investitorët kanë shprehur shqetësime për makina-prodhuesin e dytë më të madh në Japoni, i cili ka paralajmëruar humbje prej 4.5 miliardë këtë vit për shkak të pandemisë.

Gjendja për kompaninë është vështirësuar edhe pas skandalit me financa nga ish-shefi i tij.

Megjithëse tregu i automjeteve në Kinë vazhdon të rikthehet fuqishëm, Nissan muajin e kaluar ka pësuar tkurrje për 2.4 për qind./TV Malisheva

Share.