Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para të të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve pozitive është 15 mijë e 620 raste, ndërsa aktive janë 1 mijë e 441.

Derisa nga infektimi me virusin korona u shëruan 13 mijë e 554 persona, janë 625 raste të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441”, bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Rastet pozitive janë nga komuna e Gjilanit 6 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Pejës 5 raste, komuna e Prishtinës 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 4 raste, komuna e Deçanit 3 raste, komuna e Istogut 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Gjakovës 2 raste, komuna e Obiliqit 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

Share.