Sot, pronari i ” Kosova Med Healthcare”, Kastriot Asllani dhuroi 1400 maska për tri institucionet publike të Komunës së Malishevës, 1000 maska për Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare, ” Shpëtim Robaj”, në Malishevë, 200 maska për Administratën e Komunës së Malishevës dhe 200 maska për njërën nga shkollat në Komunën e Malishevës.

Këtë donacion e pranoi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku e falenderoi, pronarin e ” Kosova Med Healthcare”, Kastriot Asllanin, për donacionin e dhuruar me maska mbrojtëse për punëtorët e administratës komunale, nxënësit e shkollës dhe QKMF-në, pasi që ende virusi korona paraqet rrezik infektimi, prandaj në të jemi mirënjohës për këtë donacion dhe shprehim gatishmërinë që së bashku të luftojmë kundër pandemisë me COVID-19.

Për këtë shembull human, Kryetari, Begaj e nderoi me mirënjohje, pronarin e ” Kosova Med Healthcare”, Kastriot Asllanin.

Share.