Milot Rashica është shndërruar në një dëshirë të shumë skuadrave të Evropës.
Ylli i Kosovës pati një tjetër paraqitje të mirë, duke shënuar sërish për Werder Bremen në barazimin 2:2 kundër Friburg.
23 vjeçari në tetë ndeshjet e fundit ka shënuar gjashtë gola, duke asistuar edhe dy herë.
Paraqitjet e mira të Rashicës kanë marrë vëmendjen edhe të Milanit.
‘Rossonerët’ sipas ‘90min.de’, janë të interesuar për Rashicën, kartonin e të cilit Werder Bremen e vlerëson 20 milionë euro.
Ndryshe, Rashica është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera të mëdha përfshirë edhe Borussia Dortmundin.