Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot priti në takim, drejtorin e Shoqatës të Verbërve të Kosovës, Mexhid Foniqin si dhe kryetarin e shoqatës të Verbërve dega në Malishevë, Isak Krasniqin.
Qëllimi i vizitës sipas drejtorit të SHVK-së, Mexhid Foniqi, ishte që të bisedoi me kryetarin Begaj, për disa kërkesa dhe nevoja të personave të verbër që jetojnë në Komunën e Malishevës, si dhe për mbështetjen e degës së SHV-në Malishevë, për zhvillim të aktiviteteve dhe realizim të projektev të tyre.
Kryetari, Begaj përfaqësuesve të SHVK-së u tha se ”kjo kategori e personave është pjesë e pandashme e shoqërisë dhe deri më tash nga institucionet dhe qeverisja komunale janë mbështetur për të gjitha nevojat jetësore, realizim të projekteve me të cilat kanë konkuruar si dhe do t’i mbështesim edhe në të ardhmen kërkesat, projektet dhe përkujdesja jonë nuk do të mungoi në asnjë rast për ta”. përfundoi Begaj.