Sot është dashur vazhdoj mbajtja e mbledhjes së VI të Kuvendit të Komunës së Malishevës, mirëpo në mungesë të kourumit ka dështuar vazhdimi i kësaj mbledhje. Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, ka njoftuar se të gjitha pikat e rendit të ditës barten për mbledhjen e VII të rregullt të Kuvendit të Komunës.
“Në pajtueshmëri me të gjitha grupet në kuvend, pikat e parapara për shqyrtim në këtë mbledhje, barten për në mbledhjen e VII të rregullt, e cila pritet të mbahet në fund të tetor”, ka njoftuar kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina.