Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti arritjen e 14 marrëveshje me Shqipërinë e ka konsideruar momentum të ri ndërshtetëror që kontribuon edhe në stabilitetin rajonal.

Hoti në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se këtë momentum e ka krijuar edhe marrëveshja e Uashingtonit.

Hoti: Marrëveshjet krijojnë një momentum të ri që lidhin shoqëritë dhe ekonomitë tonë

“Jam i bindur që krijojnë një momentum të ri të bashkëpunimit ndërshtetëror që lidhin shoqëritë dhe ekonomitë tonë. Në shumicën e këtyre marrëveshjeve kemi këndvështrim rajonal siç është porti i Durrësit dhe hekurudha që kanë implikime regjionale”, tha ai.

Sipas Hotit, me marrëveshjen e Uashingtonit është krijuar një momentum i ri për gjithë rajonin.

Hoti: Kosova e Shqipëria kontribuojnë për stabilitetin rajonal

“Besoj që si dy vende tani shihemi edhe kontribuojnë për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e mbarë rajonit….Me marrëveshjen e Uashingtonit është krijuar një momentum i ri për gjithë rajonit për të përfituar nga kjo marrëveshje”, tha ai.

Share.