Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 2 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës.
Raste e reja vijnë nga fshatrat Drenoc dhe Bubël, ndërsa numri i rasteve aktive është gjashtë raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 249 raste, prej tyre 219 janë shëruar, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 6 persona. /TV Malisheva