Sipas një studimi të ri të bërë me 68 fëmijë nga Britania e Madhe, fëmijët e vetëm në familje janë më të rrezikuar nga mbipesha, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.
Hulumtuesit kanë gjetur se obeziteti është shtatë herë më i pranishëm tek fëmijët, të cilët nuk kanë vëllezër apo motra në krahasim me fëmijët e tjerë. Sipas tyre, arsyeja mund të jetë sepse familjet me shumë fëmijë janë të detyruar të ndajnë programet e ushqimit, në mënyrë që të ushqehen të gjithë.
Në anën tjetër, prindërit të cilët kanë vetëm një fëmijë, janë më të prirë t’i “llastojnë” dhe t’i ushqejnë me produkte të cilët ata i dëshirojnë.
Një në pesë fëmijë në Britaninë e Madhe janë me mbipeshë. Sipas raporteve të fundit, deri në vitin 2020 gjysma e fëmijëve në botë do të jetë me mbipeshë. Obeziteti mund të shkaktoj probleme të mëdha shëndetësore, duke filluar nga sëmundjet e zemrës, sulmet në tru, shtypjen e lartë të gjakut dhe diabetin.