Kjo është arsyeja përse ndiheni të lodhur dhe nervozë, ka treguar një hulumtim!
Arsyeja kryesore që zgjimi në mëngjesin me shi është më i vështirë se zakonisht, apo që gjatë ditëve me shi më shumë dremitim është shkaku i ndryshimeve hormonale, theksohet në studimin e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë.
Nëse dita është me shi, ka më pak dritë gjatë ditës, andaj trupi tajit më pak serotoninë dhe më shumë melatoninë – hormone të cilat janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për gjendjen shpirtërore dhe vigjilencën.
Serotonina është hormon i cili na ofron ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies, energjisë dhe humorit të mirë. Kur niveli i saj është i ulët, shanset më të mëdha janë që do të ndihemi më të përgjumur, më të lodhur dhe përgjithësisht jemi melankolikë.
Nga ana tjetër, melatonina është hormon i cili na ofron ndjenjën e përgjumjes.
Kur sytë tanë detektojnë errësirën, ata i dërgojnë sinjal trurit, i cili pastaj liron hormonin e melatoninës i cili i shërben trurit edhe për vendosjen e ciklit të gjumit.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë që në ndryshimet hormonale ka rëndësi edhe tingulli i shiut. Kur tingulli është i qetë apo mesatarisht i fuqishëm dhe i njëtrajtshëm, sikur rënia e shiut, truri ynë e interpreton si sinjal qetësues.
Veç kësaj, kjo zhurmë qetësuese do të “mbulojë” disa tinguj më pak të këndshëm të cilët do të na kishin shqetësuar dhe mërzitur, për shembull zhurma e automobilit apo zërat e njerëzve në rrugë. /TV Malisheva