Dy raca janë posaçërisht të prira në këtë drejtim

Hulumtuesit nga Britania e Madhe kanë treguar që rreth 20 për qind prej rreth 8 milionë qenve, nëse jetojnë në ishull, vuajnë nga alergjitë të cilat janë shkaktuar me jetën e tyre të lehtë.

Hulumtimi ka treguar që dremitja në divane, koha e shumtë të cilën e kalojnë në vend të mbyllur në vend se në ajër të pastër, por edhe konsumimi i ushqimit i cili u është i dedikuar njerëzve, çon në atë drejtim që miqtë tanë katërkëmbësh t’i zhvillojnë alergjitë.

Siç shkruan “Metro” britanike, ekspertët theksojnë që labradorët posaçërisht janë të prirë për alergji, si edhe terrierët e Jorkshirit.

Dr. Den O’Nil, mësimdhënësi në Kolegjin Mbretëror të Veterinës dhe ekspert i epidemiologjisë shtazore konsideron që alergjitë janë të lidhura me problemet më të shpeshta të cilat janë paraqitur, siç janë irritimi i lëkurës dhe problemet me veshët dhe sytë.

Besohet që, nëse qeni rritet në ambient të pastër, organizmi i tij nuk është mjaftueshëm i ekspozuar dhe kjo mund të çojë drejt imunitetit më të dobët.

O’Nil konsideron që edhe tenjat e vdekura nga jastëku mund të shkaktojnë alergji te qentë. Ai ka thënë për gazetën “Times” që qentë duke jetuar me njerëzit, kanë filluar të zhvillojnë alergjitë.

”Shumica e qenve ka lindur për të qenë jashtë, ndërkaq ata tani jetojnë brenda. Edhe pse është mirë që jetojnë në ambient të ngrohtë, kjo mund të jetë shkaktar i alergjive, konsideron O’Nil. /TV Malisheva

Share.