Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi për shkak të angazhimit si këshilltar të jashtëm të Enis Qerkës.
Ky i fundit i dyshuar për përfshirjen në kontrabandim me narkotikë.
Ani pse mëngjesin e sotëm ministri Selimi e liroi nga detyra, Haxhiu përmes në konferencën e sotme për medie tha se dëmet që po ia bënë Selimi sistemit të drejtësisë janë të mëdha.
Haxhiu: Për një shtet normal në këto rrethana ministri duhet të jap dorëheqje
“Për një shtet normal në këto rrethana ministri duhet të jap dorëheqje. Pra përveç të lironte këshilltarin, i cili është zënë. Merreni me mend çfarë situate, ministri i Drejtësisë këshillohet nga dikush që është arrestuar me 113 kilogram drogë. Nuk e di çka duhet me ndodh në këtë Kosovë. Dëmet që kjo qeveri po ia sjell vendit janë të mëdha. Përveç kësaj ministri i Drejtësisë ka edhe dëme të tjera, po e mbush Ministrinë e Drejtësisë me militant partiak, përveç kësaj dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës”, tha ajo.
Ndërsa, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ky i dyshuar ka qenë edhe shofer i vëllait të presidentit Thaçi.
Konufjca: Ai ka qenë shoferi i vëllait të presidentit
“Ai ka qenë shoferi i vëllait të presidentit. Këtë nuk duhet të harrojmë është një informatë më shumë e rëndësishme për të kontekstualizuar më mirë se çka po ndodh”, tha ai.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, gjatë ditës së marte mjaftoi se ka liruar nga detyra Këshilltarin e Jashtëm në Ministri të Drejtësisë”, Enis Qerka.
“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar Selimi.
Enis Qerka është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018. /TV Malisheva