Drejtuesit e kompanisë Jaguar vlerësuan se ishte koha për të rifreskuar modelin e tyre Jaguar XF.

Nuk është se dizenjimi ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Është raportuar se parakolpi e ri tashmë janë vendosur në këtë makinë, ndërsa dritat e pasme janë gjithashtu pak të ndryshme.

Për SHBA ofrohet një model me motor 2.0 V6 me 250 kuaj fuqi dhe 365 Nm çifte rrotulluese.

Të dyja përputhen me një automatik me tetë shpejtësi.

Ky model shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin për vetëm 6.9 sekonda dhe harxhon 8 l / 100 km.

Në Evropë ofrohet një model 2.0 naftë me një sistem hibrid 48 V, dhe ka një total prej 204 kuaj fuqi. Për sa i përket shpejtësisë, ky model shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin në 7.6 sekonda dhe harxhon më pak se pesë litra.

Risi më e madhe në kabinën është ekrani 11.4 inç HD i lakuar, i rezervuar ekskluzivisht për XF, i cili është 48% më i madh dhe tre herë më i lexueshëm se ai i mëparshmi.

Çmimet do të njoftohen më vonë. /TV Malisheva

Share.