Në kuadër të projektit ”Diskriminimi gjinor në vendin e punës”, Organizata joqeveritare,” Rrjeti Qeliza ”, nga Gjakova, në bashkëpunim me zyrtarën nga Zyra për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, organizuan, trajnimin, ” Të drejtat e grave nga marrëdhënia e punës”, kurse projekti financiarisht mbështetet nga Friedrich- Ebert-Stiftung, me seli në Prishtinë.
Qëllimi i trajnimit synim kishte përfshirjen e të papunësuarave dhe atyre të punësuarave në sistemin publik dhe privat për informimin dhe vetëdijësimin e grave për të drejtat e tyra, para, gjatë dhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës, në sektorin publik dhe privat, që t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse në të gjitha rastet kur njëanshëm vendoset, ose edhe në raste të abuzimit të tyre.
Trajnimi do të vazhdoi edhe në një punëtori tjetër me gratë e punësuara në të dy sektorët.